Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’/ Këlliçi: Aeroporti i ri i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit...

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’/ Këlliçi: Aeroporti i ri i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit...

10:42, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po gllabërojnë me skemën e tyre të babëzisë edhe aeroportin e ri të Vlorës.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’.

LEXO EDHE: 'Karakteristika e një shteti të pastër mafioz'/ Pacollit po i bëjnë presion për t'i marrë aeroportin e Vlorës me forcë

‘Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv! Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Nga rrugët tek portet, nga energjia tek mbetjet, tashmë edhe aeroportet i shtohen skemës së babëzisë Rama-Balluku. Pasurisë publike që po kyçet në çifligun e diktatorit, po i bashkohet edhe aeroporti i ri i Vlorës.

Ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet.

Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv!

Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale.

Këtë duan të bëjnë edhe me aeroportin e Vlorës, që nuk do t’i matet vlera me numrin e fluturimeve, por me thellësinë e korrupsionit që zbarkon bashkë me të.

Në Shqipërinë e Ramës dhe Ballukut, çdo pistë e re është thjesht itinerari i vjetër i grabitjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco