Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundĂ«r RamĂ«s

Pse nuk paguan KQZ? Teliti: Vota e diasporës, një proces me faturë të lartë dhe me shumë pikëpyetje ligjore

10:24, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i ekonomisĂ«, Dorian Teliti, i ftuar nĂ« emisionin e mĂ«ngjesit ‘Kafe Shqeto’ nĂ« Syri TV, foli rreth mungesĂ«s sĂ« transparencĂ«s nĂ« zbatimin e kontratĂ«s pĂ«r votĂ«n e diasporĂ«s, proces tĂ« cilin ai e cilĂ«son si njĂ« “justifikim politik” qĂ« mund tĂ« pĂ«rballet me pasoja ligjore serioze.

Sipas Telitit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tregua i shpejtë në zyrtarizimin e rezultatit të zgjedhjeve, tani ngurron të firmosë faturën financiare për kompaninë DHL, e cila ka administruar procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë.

Dorian Teliti: Kjo vërteton diçka. Atë që është problematikë e 3 dekadave tranzicion. Që kur vjen puna në qëndrimet politike që nuk është se kanë një vlerë ligjore, të gjithë bëjnë sipas porosisë. Dhe porosia cila ishte? Të njihen zgjedhjet...dhe Celibashi e kreu shumë mirë.

U njohën zgjedhjet, i zyrtarizoi. Kur vjen puna pastaj tek përgjegjësia ligjore e cila është zbatimi i një kontrate që edhe sipas legjislacionit shqiptar ka të njëjtën vlefshmëri me ligjin de zbatimin e tij, aty pas dhe njerëzit e dinë shumë mirë, duhet të jemi të kujdesshëm. Sepse sot ne me të vërtetë mund ta firmosim këtë kontratë, por nesër vjen KLSH, vjen auditi i radhës, ja solli një ekspertim financiar, por nesër mund të jetë edhe një komision hetimor parlamentar i cili do bëjë verifikimin e të gjithë ecurisë të procesit të votës së diasporës, ku pjesë kyçe e saj do të jetë patjetër edhe zbatimi i kontratës së saj të firmosur nga vetë KQZ me operatorin konkret, DHL, për çfarë i përket gjithë detyrimeve që kishte dhe privilegji final që është paraja.

I duan 9 milion euro? Le ti marrin nëse kanë bërë punën. A është KQZ ajo që tha se vota e diasporës është vota e shkëlqyer, është vota e drejtë, është votë e lexuar siç duhej, ishte votë e shkuar siç duhet, e dorëzuar siç duhet, e marrë në dorëzim siç duhet, e ardhur në KQZ siç duhet, e numëruar siç duhet. A u thanë këto gjëra? Të firmosen, pse nuk firmosen sot?

Çdo tĂ« thotĂ« tĂ« mos firmosĂ«sh detyrimin financiar, pagesĂ«n e njĂ« procesi. Ama, kur ti ke frikĂ«n, kur ti ke ndrojtje se ai proces nuk Ă«shtĂ« i rregullt por ti thjesht ke bĂ«rĂ« justifikim politik por e di shumĂ« mirĂ« qĂ« nĂ« aspektin ligjor ka shkelje nga mĂ« tĂ« ndryshmet, aty pastaj frika hyn. Dhe frika tashmĂ« i ka kapur, edhe KQZ dhe kryekomisionerin dhe ekipin e tij tĂ« cilĂ«t mbakan prej muajsh fatura tĂ« ardhura nga operatori DHL.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco