Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Aksidentet rrugore pa ndëshkim efektiv'/ Hamataj: Pushtetarët përfitojnë... ja hedhin paq

10:31, 02/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Ermal Hamataj denoncoi situatën shqetësuese të aksidenteve rrugore që ndodhin çdo verë në Shqipëri. Ai theksoi se duket sikur shoqëria është në “gjendje lufte” nga numri i të vdekurve, ndërsa struktura ligjore nuk ofron ndëshkim të efektshëm.

Sipas Hamataj, problemi nuk është vetëm tek individët me pushtet që shpëtojnë pas aksidenteve, por edhe tek ligji penal, i cili është i butë dhe i paqartë.

“Ju duhet ta dini se sipas kodit tonë penal, nëse shkakton aksident, qoftë vetëm 2 persona apo 20, dënimi është i njëjtë: nga 5 deri në 20 vjet”, tha avokati, duke shtuar se kjo “marzhi i madhe e dënimit u jep mundësi të privilegjuarve të përfitojnë imunitet apo lehtësira ligjore”.

Ai u shpreh gjithashtu se edhe fëmijët e personave me pushtet, politik apo financiar, shpesh përfitojnë nga këto boshllëqe ligjore, ndërsa qytetarët e thjeshtë mbeten pa mbrojtje. “Ligji nuk është i drejtë, dhe kjo e bën të zakonshme sorollatjen e personave pas aksidenteve në rrugë”, tha Hamataj.

Hamataj:

Ne po flasim në fund të këtij muaji, ku dukej sikur ishim në gjendje lufte, nga ata që kanë ndërruar jetë nga aksidentet, dhe kjo nuk është fare normale.

Po, është e vërtetë që ka edhe nga kjo kategori, që janë fëmijët e personave me pushtet, duke nisur nga çdo lloj pushteti, pushteti politik, gjyqësor, mos harrojmë edhe pushtetin gjyqësor, por edhe pushteti i parasë. Sikundër ka edhe persona njerëz të thjeshtë që në një mënyrë apo në tjetrën janë bërë shkaktarë të aksidentit.

Në fakt nuk është problemi se favorizohen personat që kanë mbështetjeje politike, gjyqësore apo të parasë, unë më tepër se kaq e shikoj problemin tek ligji, fletë dispozita që kemi ne në kodin penal.

Ju duhet ta dini se sipas kodit tonë penal, si 2, si 20 veta të shkaktosh veten në një aksident, denimi është i njëjti, nga 5 deri në 20 vjet.

Pra, në këtë sens, dispozita është e butë dhe duke qenë e butë dhe me marzh shume të largëta dysheme-tavan, pra 5 deri në 20.

Kjo hapësirë kaq e madhe në marzhin e dënimit bën që personat të veshur edhe me një imunitet apo forcë tjetër, përfitojnë nga lehtësirat që u jep ligji dhe gjejnë pas 1 ose 2 vitesh të sorollaten, pra në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco