Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Berisha: Opozita ndodhet para frontit më të vështirë të betejës, do bëjmë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit

Berisha: Opozita ndodhet para frontit më të vështirë të betejës, do bëjmë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit

13:33, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në historinë e saj.

Ai akuzoi institucionet zgjedhore dhe KQZ-në se prej 20 marsit kanë marrë çdo vendim në favor të Partisë Socialiste, duke injoruar qindra dokumente për shkelje dhe krime elektorale.

Berisha theksoi se edhe Kolegji Zgjedhor ka vepruar kundër opozitës, duke u treguar i bindur ndaj partisë në pushtet. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në “kopshtin e Sorosit”, ndaj opozita duhet të angazhohet për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit.

Ai shtoi se është inkurajues fakti që presidenti Donald Trump ka shpallur rrjetin e Sorosit organizatë kriminale dhe ka përcaktuar bazën ligjore për hetimin e tij.

FJALA E BERISHËS:

Pyetja është shumë e drejtë.
Siç keni konstatuar ju, nga data 20 mars gjer sot, çdo vendim i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve është marrë në favor të PS.
Nga 20 marsi gjer sot, të gjitha shkeljet e mëdha të ligjit, të gjitha krimet elektorale janë injoruar totalisht me gjithë qindra e mijëra dokumente zyrtare, janë injoruar nga narkopolicia, janë injoruar nga institucionet e shqyrtimit të ankesave, KQZ-ja, janë injoruar tërësisht nga Altin Troplini. Të gjitha.
Çdo vendim i atij që quhet Kolegj Zgjedhor ka qenë kundër opozitës.
Megjithatë, thjesht dhe strikt për procedurë, ne kemi paraqitur rastet në Kolegj, të bindur se ai do i qëndrojë me besnikëri të madhe partisë shtet.
Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj.
Ajo duhet të bëjë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe desorosifikimin e Shqipërisë.
Nuk ka vend tjetër në Europë dhe në botë që të jetë shndërruar në kopshtin e Sorosit si Shqipëri.
Prandaj një front i dytë, por kësaj here ne jemi të inkurajuar dhe vlerësojmë faktin se për herë të parë në histori, presidenti Donald Trump i shpall këta persona dhe rrjetin e tij organizatë kriminale.
Dhe ka përcaktuar edhe aktin ligjor mbi të cilin ata do të hetohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco