Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

SYR I TV/ ‘Tigri 1’ dhe ‘tigri 3’, kosto për buxhetin - Thatësira, KESH blen 160 mln euro energji

13:13, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Thatësira ka detyruar KESH të importojë 160 milionë euro energji elektrike gjatë vitit 2025, ndërsa të dhënat tregojnë se hidrocentralet publike po prodhojnë më pak energji se hecet private. Shpenzimet marramendëse të importit të energjisë, kanë nxjerrë në pah dështimin e dy teceve lundruese në Vlorë. Tigri 1 dhe Tigri 3, ndonëse nuk prodhojnë energji janë kosto e dyfishtë për buxhetin e shtetit, që çdo muaj paguan rreth 95 mijë euro në ditë për qiranë dhe mirëmbajtjen.

Syri tv

Vendi ka shënuar një tjetër rekord të importit të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 për shkak të thatësirës dhe uljes së prodhimit venas. Të dhënat e INSTAT, tregojnë se përgjatë nëntëmujorit të këtij viti, janë importuar më shumë se 160 milionë euro energji elektrike, me një rritje prej rreth 100 milionë eurosh krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitin më parë.  Shpenzimet për importimin e energjisë elektrike kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara. Por ajo që duhet të ishte ndryshe për këtë vit është fakti se Shqipëria tashmë ka në dispozicion “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3”, dy centrale lundruese, të cilat, si rregull, duhet të ndihmonin vendin në situatë krize energjitike.

Dy anijet-gjeneratorë, të mbërritur nga Bangladeshi dhe që presupozohej të ndihmonin rrjetin energjitik shqiptar me furnizime të pandalshme, nuk kanë punuar thuajse asnjë ditë të vetme. Dy anijet-TEC u ankoruan në Gjirin e Vlorës, megjithë kundërshtitë e forta të opozitës dhe grupeve të ambjentalistëve. Sipas kontratës së qerasë, KESH paguan 63 mijë dollarë në ditë për qiranë dhe 31 500 dollarë në ditë për operimin dhe mirëmbajtjen. Pra për këtë kontratë do të paguheshin 94.500 dollarë në ditë.

Në këto kosto nuk përfshihen shpenzimet që do të duhej të kryeshin për të përshtatur portin për qëndrimin e anijeve, lidhjen me rrjetin e trasmetimit, sigurimin e objekteve dhe lënda djegëse që do blihej po nga KESH sh.a. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 4,6 %, duke arritur vlerën 1.757 Gigavat orë nga 1.841 Gigavat orë energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024.  Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,5 % , nga hidrocentralet publike në masën 40,1 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 16,4 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco