Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

KLP liron nga detyra Aida Hajnajn, i hapet rruga zgjedhjes së drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

KLP liron nga detyra Aida Hajnajn, i hapet rruga zgjedhjes së drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

11:23, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Vendimi është marrë pas një votimi të ndarë mes anëtarëve të Këshillit, me 6 vota pro lirimit dhe 4 kundër.

Sipas shumicës së anëtarëve të KLP-së, mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht 2025, çka ka sjellë vendimin për lirimin e saj nga detyra.

Ndërkohë, katër anëtarë të tjerë kanë mbajtur qëndrim ndryshe, duke argumentuar se mandati i saj nuk ka përfunduar ende, por mbaron sot, më 01 shtator.

Erind Mërkuri, Sokol Stojani, Olger Eminaj dhe Erind Gërmenji votuan si datë të mbarimit të mandatit datën 1 shtator.

Kurse Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj, Mirela Bogdani dhe Vat Staka votuan që mandati i Hajnaj mbaroi në 31 gusht.

Kujtojmë që në muajin korrik, SPAK bëri publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas SPAK, nga 13 kandidatë gjithsej kanë kaluar: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, të cilët do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit.

Ndërkohë, janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco