Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Berisha: Pas Edi Ramës, unë e konsideroj Altin Troplinin përgjegjës numër 2 për farsën elektorale

11:06, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumanin, për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Edi Ramën në mbulimin e krimeve elektorale, duke e cilësuar si përgjegjësin numër dy për farsën zgjedhore në Shqipëri.

Berisha theksoi se krimi elektoral është “krimi kushtetues më i shëmtuar në një vend”, dhe se SPAK ka kryer tradhti ndaj Kushtetutës duke mos vepruar mbi dosjet famëkeqe të manipulimit zgjedhor, 184 në Dibër dhe 339 në Durrës.

Ai rikujtoi se denoncimet e tij ndaj SPAK për këtë çështje datojnë që prej tre vitesh, por se institucionet e drejtësisë jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, por kanë bërë të mundur vazhdimin e krimit elektoral nga qeveria.

“Me mosveprimin ndaj këtyre dosjeve, SPAK i firmosi Edi Ramës licencën për të bërë ç’të dojë me zgjedhjet. Ai i legalizoi krimin zgjedhor dhe i dha të drejtë të vazhdojë manipulimet pa asnjë frikë,” u shpreh Berisha.

Pjesë nga deklarata e plotë:

Krimi elektoral është krimi kushtetues më i shëmtuar në një vend.
Ai e ka bërë veten një me Edi Ramën në krimin elektoral.
Duhet t’i lexoni gjërat siç i them, unë e kam deklaruar.
Tre vjet më parë unë kam denoncuar Skapin me forcën më të madhe për krimin elektoral, për mbrojtjen e dosjeve 184 dhe 339, kjo ka qenë për mua shokuese sepse këta me këtë veprim këta i firmosën licencën Edi Ramën që të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet.
Prandaj unë pas Edi Ramës, përgjegjës numër 2 për farsën elektorale konsideroj Altin Troplinin direkt, i cili edhe tani para ca kohësh deklaroi në mënyrë mashtruese se nuk kanë sjellë fakte dhe prova, në një kohë kur ne kemi paraqitur me mijëra fakte dhe prova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco