I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Kujtim Cakrani ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me çështjen e Erion Veliajt.
Ai ka thënë se zoti Ahmetaj ka dhënë fakte të shumta në intervista, duke zbërthyer korrupsionin e Ramës, grupeve kriminale që hynin në zyrën e kryebashkiakut, si dhe lejet e ndërtimit që përfshinin lidhje me kartelin e Sinaloas, duke përmendur edhe ndikimin e Belinda Ballukut.
Cakrani theksoi se nuk ka pasur dëshirë nga organi i procedurës, nga SPAK e Altin Dumani, për të marrë informacion nga zoti Ahmetaj. Ai se Veliaj pritet të qëndrojë i heshtur.
“Ku do flasë Erion Veliaj? Para prokurorit? Apo para personave të tjerë të përfshirë? S’ja merr njeri fare dëshminë. Njerëzit thonë se nuk do të bëhet bashkëpunëtor, por për t’u bërë duhet dëshira e prokurorisë,” deklaroi Cakrani.
Avokati shtoi se prokuroria nuk ka interes të zbardhë ngjarjet dhe korrupsionin galopant që përfshin vrasje dhe intriga të ndryshme, duke e bërë të pamundur çdo reagim efektiv nga Veliaj.
Ai paralajmëroi se çdo veprim i kryebashkiakut duhet të jetë i matur, duke e krahasuar situatën me rastin e Navalny, dhe theksoi nevojën që Veliaj të japë dorëheqjen për të lehtësuar procesin e zëvendësimit të masës së sigurimit.
Cakrani:
Ka dhënë fakte pafund zoti Ahmetaj në tre intervista, zbërtheu korrupsionin e reames, të grupeve kriminale që hynin në zyrën e Ramës, lejet e ndërtimit të merrnin Sinaloa e kështu me radhë, pra i bëri një rezime të qartë të gjithë pushtetit të zotit Rama, te Belinda Ballukut e kështu me radhë.
Nuk pamë asnjë dëshirë nga ana e organit të procedurës, nga SPAK, nga Altin Dumani e kështu e radhë që të merrte avionin të intereohej, të shkonte në Zvicër ku është akomoduar zoti Ahmetaj e ta pyeste e kështu me radhë, pra të bënte njelloj falcione siç beri me Tommaso Buscettan në Brazil, kështu që edhe zoti Veliaj do flasë?
Ku do flasë Erion Veliaj? Do flasë para prokurorit, para lujt prokuror do flasë?
Pra Dumanit, apo para ktrjes, apo para atij kllapit, para kujt do flasë?
S’ja merr njeri fare dëshminë, çfarë do thotë ai? Do thotë se Rama ka bërë korrupsion, si do ta thotë, ku do ta thotë, kush ja merr parasysh ato që do thotë?
Se njerëzit thonë që nuk do të bëhet bashkëpunëtor, që të bëhesh bashkëpunëtor duhet të kesh dëshirën e prokurorisë, po s’patë dëshirën e prokurorit, nuk bëhesh dot bashkëpunëtor.
Prokuroria s’e ka atë interes që ti të bëhesh bashkëpunëtor drejtësie, nuk do të zbardhi rrethana, ngjarje, korrupsion galopant, vrasje, intriga e kështu me radhë. Kështu që edhe sikur tre vjet Veliaj si bëhet askujt vonë.
Se po foli Veliaj do bëhet namin, jo mo jo asgjë nuk bëhet, zoti Veliaj të ruhet, se mund të ndodhë si Navalny që di i hedhin sot në ushqim ‘atë’ dhe pas një viti do sëmuret nga ‘ataku në zemër’, kështu që zotri Veliaj të rrijë urt aty, të shohë procesin e tij gjyqësor, të japë dorëheqjen sa më shpejt që të fillojë të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurimit.
© SYRI.net