Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, tha se deklarata e presidentit Donald Trump është një nga më të rëndësishmet e dekadës së fundit.
Ai e cilësoi këtë deklaratë si fillimin e një maratone të gjatë ndëshkimi nga qytetërimi, kundër ndikimit të George Sorosit, i cili sipas Balliut po tenton të minojë vlerat konservatore, respektin ndaj ligjit dhe fjalës së lirë, si dhe traditat dhe sovranitetin e kombeve.
Balliu theksoi se denoncimi që Trump bëri për të hetuar Sorosin në bazë të ligjit RICO e barazon shoqërinë e hapur të Sorosit me kartelët më të rrezikshëm të drogës në botë, siç është karteli Sinaloa, duke e quajtur këtë një nismë të rëndësishme për drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Sipas tij, opozita shqiptare ka qenë për shumë vite viktimë e këtij ndikimi të Sorosit dhe financimit të tij, ku edhe vetë lideri historik i opozitës, Sali Berisha, ka qenë objekt sulmesh të drejtpërdrejta nga ky kartel.
Klevis Balliu shtoi se reforma në drejtësi në Shqipëri është bërë nga ky kartel, duke dështuar në mënyrë flagrante në qëllimet e saj.
Klevis Balliu:
"Në mendimin tim, deklarata e presidentit Trump është një nga më të rëndësishmet në 10 vitet e fundit e cila nis një maratonë ndëshkimi nga qytetërimi që sjell George Soros tek rikthimi i vlerave konservatore, respektimit të ligjit të fjalës së lirë, traditës e kombeve.
Denoncimi që presidenti Trump bëri për ta hetuar Sorosin në bazë të akteve RICO, e barazon shoqërinë e hapur Soros me kartelët më të rrezikshme në botë sic është SINALOA.
Ajo që vlen sot për qytetarët që na ndjekin është të mos harrojmë se opozita ka qenë nën sulm nga kjo shoqëri, financuar nga Sorosi, brenda e jashtë vendit.
Vetëm lideri i opozitës Sali Berisha ka qenë një sulm frontal nga George Soros dhe non-grata i Berishës ka qenë financim nga koka te këmbët i Sorosit.
Pra ky kartel, karteli SOROS është karteli që kërkonte të dënojë Berishën e ajo që është e rëndë është se ky kartel na ka bërë reformën në drejtësi.
Drejtësia në Shqipëri është bërë nga karteli që ka denoncuar presidenti i SHBA Donald Trump, kujtoni në çfarë situate është vendi.
I gjithë kabineti i Ramës ka punuar në këtë shoqëri, të gjitha politikat e ndjekura nga Rama janë politikat e Sorosit, nga Open Ballkan, te prindi 1 dhe prindi 2 të gjithë shqiptarët që po i detyron të largohen nga vendi është sistemi ekonomik i ardhur nga Soros.
Për ne që e kemi ditur këtë armik prej kohësh, armik i të drejtave të njeriut apo demokracisë, për ne sot është një ditë e madhe pasi kemi një aleat në këtë perandori të së keqes, dhe ai aleat është Donald Trump.
Kjo tregon se kukullave të Sorosit në të gjithë botën po u vjen dita për t'u përballur me të vërtetën dhe ligjin".
© SYRI.net