Komisioni Rregullator certifikon farsën elektorale të 11-Majit me forcën e kartonave

Komisioni Rregullator certifikon farsën elektorale të 11-Majit me forcën e kartonave

12:47, 28/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me 3 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni Rregullator “vulosi” sot çertifikimin e farsës elektorale të majit, duke mbyllur kështu zyrtarisht një proces tërësisht fals elektorla.

Pas debateve dhe qëndrimit të përfaqësuesve të opozitë për të mos certifikuar masakrën zgjedhore, kartonat e shumicës mjaftuan për të certifikuar atë që opozita e quan një farsë elektorale, ku makineria shtetërore, paratë publike dhe manipulimi i listave zgjedhore ishin sipas tyre në qendër të garës.

PS siguroi 83 mandate, PD 50, ndërsa partitë e vogla ndanë me sherr thërrimet mes tyre, por.

Dy anëtarë të Komisionit paralajmëruan se zgjedhjet ishin “larg standardeve” dhe se vendi po hyn në një regjim, por zëri i tyre u mbyt nga kartonat e shumicës. Tashmë ky vendim i kalon noterit tjetër të pushtetit, Presidentit të Republikës që të dekretojë nisjen e legjislaturës së re, një Kuvend që lind mes polemikash dhe mosbesimi. 

Qëndrimi i përfaqësuesit të PD, Franc Nuri:

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe as të ndershme, duke i bërë thirrje Komisionit Rregullator që të mos e certifikojë apo miratojë rezultatin përfundimtar.

Ai tha se jo vetëm farsë, por zgjedhjet ishin një rreth vicioz, ku u përfshi makineria shtetërore duke tjetërsua rezultatin.

 “Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira, ishin farsë elektorale me manipulim, blerje dhe tjetërsim të votës së lirë. Ne si PD-ADSHM nuk i njohim këto zgjedhje si të ligjshme dhe Komisioni Rregullator të mos e certifikojë rezultatin. Mos u bëni pjesë e kësaj farse dhe mos e miratoni apo shpallni rezultatin e 11 majit”.

Ai përmendi edhe njëherë pretendimet për makinerinë shtetërore me paratë publike.

Por përfaqësuesja ligjore e PS-së, e rrëzoi pretendimin e kolegut demokrat, duke kujtuar se rrethin vicioz e ka krijuar opozita që nga nisja e procesit.

“Kemi një rreth vicioz, por të krijuar nga PD që nga fillimi i këtij procesi dhe beteja ligjore me ankimimet. Zgjedhjet ishin të lira”, tha Elena Xhina mes të tjerave.

Kujtojmë se palë në farsën elektorale të 11-Majit u bë edhe SPAK e Altin Dumani, i cili ngriti një Task Force produkti i së cilës ishte zero, përkundër rezultatit paraprak të OSCE, përfaqësues të së cilës deklaruan menjëherë pas mbylljes së procesit se, gara nuk ishte e barabartë dhe se shteti u përfshi totalisht në proces si palë me partinë në pushtet, kundër partive të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco