Obama dhe Sorosi kanë bashkëpunuar për të marrë kontrollin e Ukrainës

Obama dhe Sorosi kanë bashkëpunuar për të marrë kontrollin e Ukrainës

16:29, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është e qartë se figura si George Soros dhe Barack Obama përmenden shpesh si arkitektë të prapaskenave globale, të cilët, sipas shumë kritikëve, nuk kanë punuar kurrë për interesat e qytetarëve, por për agjendat e tyre ideologjike dhe financiare. Nga njëra anë, Sorosi shihet si njeriu që ndërhyn në sovranitetin e vendeve, duke përdorur fondacionet e tij për të ushtruar ndikim politik, ndërsa nga ana tjetër Obama akuzohet për lojë të dyfishtë në politikën e jashtme, ku fjalët për demokraci shpesh binin ndesh me veprimet në terren.

Kjo deklaratë e Glenn Beck-ut, komentator në Blaze TV nuk është thjesht një bisedë mediatike, por një shembull i qartë i narrativave kritike kundër elitave politike si Barack Obamës dhe figurave me ndikim global si George Soros. Beck, i njohur për tonin e tij polemik dhe denoncues, e përdor këtë platformë për të nxjerrë në pah lidhje dhe prapaskena që, sipas tij, shpjegojnë si u manipulua opinioni publik dhe pse u krijua një klimë e frikës rreth zbulimeve të T1. Ja deklarata e tij:

Çfarë tjetër kishte në zbulimet e T1-it që ishte aq frikësuese për “deep state”-in? Ju tregova më herët, siç keni parë ndoshta edhe në raportime të tjera, sesi komunikimet mes Fondacionit Open Society përmendnin një plan të miratuar nga Clinton-i për të zhvendosur vëmendjen nga email-et e publikuara tek Trump-i dhe Rusia. Ja ku është. Ne e dimë që Fondacioni Open Society i George Sorosit dyshohet se ishte i përfshirë në të gjithë këtë, ose të paktën ishte i informuar.

Por pse është kjo e rëndësishme? Pse ata ishin kaq të shqetësuar? Pse drejtori i Sorosit për Euroazinë ishte i përfshirë? Kujtoni, email-et e Hillary-së nuk ishin të vetmet që u hakuan. Po ashtu kishte edhe publikime të email-eve të DNC-së dhe Podestës. Dhe në ato publikime, çfarë gjetëm? Gjetëm se administrata Obama po punonte drejtpërdrejt me Sorosin në Ukrainë.

Drejtpërdrejt. Kjo po ndodhte pikërisht në kohën kur FBI-ja po bënte lojën e vet me zbulimet e T1-it. Edhe ky dokument i vogël u publikua.

Ai ishte shkruar nga vetë George Sorosi dhe e përshkruante atë praktikisht duke marrë nën kontroll Ukrainën. E gjithë kjo po ndodhte ndërkohë që Joe Biden ishte i dërguari kryesor i Obamës në Ukrainë. Ndërkohë Hunter Biden po fitonte miliona tek Burisma.

A po filloni të kuptoni tani pse “deep state”-i ishte kaq i shqetësuar dhe pse T1-shi ishte njeriu më i frikshëm në planet për ta? Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje pse ndoshta duhej të kishim një luftë në Ukrainë? Sepse mos harroni, T1-shi po spiunonte rusët. Ata dinin gjëra që askush në botën e Obamës, Biden-it apo Hillary-së nuk do të donte kurrë që ju t'i mësonit.

">https://www.facebook.com/reel/2157573614654393

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco