Shqipëria vijon të mbetet prapa në sektorin e turizmit, pavarësisht premtimeve të qeverisë për zhvillim dhe shifra të larta vizitorësh. Eksperti Leonard Seferi, në një intervistë për Syri TV, theksoi se pritjet për mbi 15 milion turistë nuk u realizuan, ndërsa realiteti është shumë larg propagandës zyrtare.
Sipas tij, sektori i turizmit në vend është i brishtë për shkak të mungesës së infrastrukturës moderne, fuqisë punëtore të përgatitur dhe konkurrueshmërisë krahasuar me fqinjët. “Shqipëria nuk mund të krahasohet me Greqinë, Malin e Zi, Kroacinë apo Italinë, të cilat janë në një nivel shumë më të lartë,” u shpreh Seferi.
Një tjetër problem madhor që rëndon mbi turizmin është ndotja, jo vetëm e bregdetit por edhe e ajrit në kryeqytet, të cilën raportet ndërkombëtare e rendisin në nivele alarmante.
Eksperti kritikoi gjithashtu shërbimet e dobëta dhe menaxhimin e dështuar të qeverisë, që sipas tij ka lënë pas dore sfidat reale të sektorit. Ai theksoi se në Shqipëri ligjet aplikohen me dy standarde, ku qytetarët e thjeshtë gjobiten për shkelje të vogla, ndërsa të lidhurit me pushtetin i shpëtojnë ndëshkimit.
Sipas Seferit, pa ndërhyrje të menjëhershme në infrastrukturë dhe pa një qasje serioze ndaj ndotjes, turizmi shqiptar do të mbetet shumë prapa rajonit, duke e kthyer propagandën qeveritare në një mashtrim publik.
Seferi:
Referuar edhe 2 viteve më parë, u prit që të kemi një turizëm sa më të zhvilluar, u bë fjalë për shifrat mbi 15 milion etj, por realiteti fatkeqësisht ishte në një farë forme jo në nivelet aq sa pritej, për hir të së vërtetës referuar edhe standardeve që ne ofrojmë duke filluar që nga infrastruktura, krahu i punës, gjë të cilat kanë qenë jo në nivelet e duhura ose jo në nivelet e konkurrueshmërisë në raport edhe me vendet fqinje siç është Greqia edhe Mali i Zi për të mos kaluar më tutje tek Kroacia edhe Italia që janë po në të njëjtën linjë por pak më lart ndoshta, por padiskutim që nuk kemi pasur ato pritshmëritë që u përfol që ne do të kemi.
Ne duhet ta provojmë që në momentet që flasim, kemi probleme të theksuara me ndotjen, qoftë edhe me ndotjen e ajrit, referuar edhe raporteve të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare që e nxjerrin jo vetëm bregdetin por edhe ndotjen e ajrit edhe tër kryeqytetit në nivele jo të dëshiruara.
Shërbimet dhe ajo që ju përmendët në lidhje me ndotjen mbeten akoma sfida dhe karruge për të bërë.
Ne na duhet që të rregullojmë ose të rikuperojmë në një formë më të mirë mbarëvajtjen qoftë të infrastrukturës ndërqytetase, qoftë edhe brenda qytetit, kërkohet për mendimin tim gjithmonë një ashpërsi edhe e ligjit ndaj qytetarëve por jo në raportin e dy standardeve që një që nuk njeh asnjë njeri të gjobitet të futet të burgoset për një parakalimin të gabuar dhe dikush tjetër që ka njohje në strukturat shtetërore të mos dënohet.
© SYRI.net