Berisha: Lutem që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar! Ishte një zë më vete në analizat e tij

12:02, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot pjesë e homazheve për gazetarin dhe publicistin Artur Zheji. Berisha u shpreh se lutet që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar dhe e përshkroi atë si një zë më vete në analizat e tij.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër,” tha Berisha.

Ai përfundoi duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe shokët e Zhejit, dhe duke lutur që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e së shtunës, pas një arresti kardiak, ndërkohë që ndodhej për pushime me familjen e tij në Sarandë.

Homazhet për Zhejin po mbahen ditën e sotme në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë, ku miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë po i japin lamtumirën e fundit.

 Ceremonia private do të mbahet më pas te “Alba 2000”. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco