News24 po përballet prej 2 ditësh me një represion të pazakontë policor gjë që solli edhe ndërprerjen e transmetimit për herë të parë në historinë e mbi 2 dekadave që nga krijimi.
Teleshikuesit nuk arrijnë të ndjekin ekranin e tyre, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare.
Gjithçka ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e Nwës24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën.
Mijëra e mijëra ndjekës kanë dënuar këtë akt barbar, duke shprehur solidaritet për të gjithë punonjësit.
Gazetarët në protestë, nesër në 12:00
“Demokracia vdes në errësirë”! Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të protestojë nesër në 12:00 para godinës së News24, e cila prej mëngjesit të së shtunës është zaptuar nga Policia e Shtetit pa vendim gjyqësor, pa përmbarues dhe pa njoftim paraprak. Dhjetëra gazetarë, personazhe publike, politikanë dhe aktivistë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën solidarizuese me kolegët e News24. 230 gazetarë, staf teknik dhe punonjës të Focus Media News dhe Panorama Group nuk lejohen prej 2 ditësh të hyjnë në ambientet e News24, BalkanWeb dhe Panorama të cilat mbahen të rrethuara me efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake, duke krijuar skena të pazakonta dhe të padenja ndaj një media!


© SYRI.net