Me vargjet e poetit të vrarë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, Havzi Nela, presidenti i Partisë së Lirisë ka reaguar nga burgu, për të nderuar kujtimin dhe veprën e lavdishme të poetit dhe disidentit martir.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Havzi Nela, sfidoi diktaturën dhe shpërfilli edhe vdekjen, për të mbetur përjetësisht simbol i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor.
‘Havzi Nela, edhe në këto kohë të errëta për lirinë e fjalës, të rrezikuar më shumë se kurrë, veçanërisht pas atentatit të fundit ndaj saj, ndërprerjes brutale të sinjalit të “News 24, vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij që gjëmojnë me forcë të jashtëzakonshme dhe frymëzojnë një fjalë të vetme: LIRI!’, shkruan Meta në reagimin e tij në facebook.
Teksa e ka cilesuar akt terrorist, mbylljen e sinjalit të transmetimit të News 24, Meta në përmbyllje të mesazhit të tij, ka ftuar shqiptarët të bashkohen në protestën e gazetarëve për mbrojtjen e lirisë së fjalës, themelit të demokracisë dhe garancisë së çdo të drejte njerëzore.
Reagimi
‘Liria më thërret, vdekja nuk më tund’ – Havzi Nela.
Sot përkujtojmë me nderim të thellë kujtimin e paharruar dhe veprën e lavdishme të poetit dhe disidentit martir, Havzi Nela, i cili sfidoi diktaturën dhe shpërfilli edhe vdekjen, për të mbetur përjetësisht simbol i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor.
Havzi Nela, edhe në këto kohë të errëta për lirinë e fjalës, të rrezikuar më shumë se kurrë, veçanërisht pas atentatit të fundit ndaj saj, ndërprerjes brutale të sinjalit të “News 24, vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij që gjëmojnë me forcë të jashtëzakonshme dhe frymëzojnë një fjalë të vetme: LIRI!
Akti terrorist ndaj "News 24" dëshmon se Narkoregjimi i sotëm është po aq kriminal në përpjekjet për të asgjësuar demokracinë, pluralizmin, lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut.
Prandaj, nesër, i ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë të bashkohen në protestën e gazetarëve për mbrojtjen e lirisë së fjalës, themelit të demokracisë dhe garancisë së çdo të drejte njerëzore.
© SYRI.net