Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot foto nga Dhërmiu, ku plazhet shfaqen të boshatisura në mes të sezonit turistik.
Në një postim të bërë në Facebook, Berisha tregon situatën aktuale, ndërsa akuzon qeverinë Rama se ka dështuar në menaxhimin e turizmit dhe se po i rrënon ekonominë e vendit.
“Ja ku e bitisi turizmin narkoshteti i Ramaduros! Fotot janë nga sot, ora 11:20, Dhërmi. Flasin vetë,” shkruan Berisha, duke nxjerrë në pah mungesën e turistëve dhe krizën që po përjeton një nga destinacionet më të njohura bregdetare të Shqipërisë.
© SYRI.net