'Havzi Nela u vra për lirinë...'/ Balliu: Edi Rama sot po ndjek gjurmët e babait të tij! PD nuk do të dorëzohet asnjëherë

12:34, 10/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një deklaratë të mbajtur gjatë homazheve për poetin Havzi Nela, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë aktuale, duke e krahasuar shtypjen e lirisë sot me metodat e regjimit komunist.

Balliu u shpreh se, ndonëse sot nuk ka varje nëpër sheshe, liria po sulmohet përmes arrestimeve politike, mbylljes së mediave dhe shtypjes së mendimit ndryshe. Ai theksoi se Havzi Nela mbetet një simbol frymëzimi për çdo luftëtar të lirisë dhe garantoi se PD do të vazhdojë betejën për vlerat demokratike që poeti martir mbrojti me jetën e tij.

Klevis Balliu: Dua t’ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje sot, në këtë ditë tejet të rëndësishme që është për hir të së vërtetës më aktuale se kurrë. Havzi Nela është i Kukësit por jo vetëm i Kukësit, është i gjithë Shqipërisë sepse dha jetën e tij për atë që sot duket se e kemi por se kemi, që është liria.

Partia Demokratike është sot në mbështetje më shumë se kurrë të çdo luftëtari të lirisë, i cili nuk ka nga ku të frymëzohem më shumë se nga Havzi Nela, i cili në bindje të plotë, me vetëdije të plotë se regjimi do të bënte gjithçka, do t’i merrte dhe jetën në qoftë se ai do vazhdonte të mbronte lirinë me poezitë  tij,  me fjalët e tij.

Ai nuk u step asnjë sekondë. As në torturat e regjimit të Enver Hoxhës, nuk u nda asnjë sekondë nga ajo që ai ndjente si gjëja më hyjnore në botë dhe që ishte pa dyshim i vërtetë, që ishte liria.

Është fatkeqësi e madhe për ne si komb sot, që djali i atij që firmosi varjen e poetit Havzi Nela që partia e atyre 10 firmëtarëve, nga Ramiz Alia deri te Kristaq Rama që firmosën varjen e poetit Avzi Nela sepse mbroi lirinë, se mbroi kombin...është fatkeqësi për ne sepse ata drejtojnë përsëri. Sot ata nuk e shtypin lirinë njësoj si atëherë. Kanë gjetur forma të tjera. Sot ata mbyllin media, sot ata arrestojnë opozitën, sot ata arrestojnë mendimin ndryshe. Sot nuk po i varin nëpër sheshe, por po i largojnë nga vatrat e tyre dhe Kukësi i Havzi Nelës është një nga ato qytetet që ka vuajtur më shumë. Sepse, Edi Rama kërkon të ndjekë planin, programin dhe projektin e të atit të tij. Por sa herë e ka ngritur dorën Kristaq Rama me gjithë anëtarët e tjerë të presidiumit për të vrarë njerëz të cilët luftonin kundër kapjes së lirisë dhe vrasjes së shqiptarisë nga regjimi. Ndaj sot, dua të shpreh mbështetjen e PD për të gjithë ata luftëtarë të cilët sot më shumë se kurrë janë nën sulm nga djali i Kristaq Ramës, me metoda të reja për të shtypur lirinë. Dhe i garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë, se PD nuk do të ndalet kurrë së luftuari për vlerat dhe parimet që ka vënë më themel të demokracisë shqiptare, poeti Havzi Nela.

Personalisht për mua, është nder dhe kënaqësi që ndodhen këtu në krah të familjarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco