Lazarati feston në errësirë, Shehu: Qeveria të braktis edhe për festë, s’jep dritë për qytetarët

Lazarati feston në errësirë, Shehu: Qeveria të braktis edhe për festë, s’jep dritë për qytetarët

10:44, 10/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike, në një postim në Facebook ka denoncuar faktin se dhe në ditën e festës së komunitetit të Lazaratit, mungesa e energjisë elektrike nuk i kurseu banorët.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjes së qytetarëve për të festuar me dinjitet dhe për të ruajtur traditat, shteti ka dështuar t’u garantojë kushtet minimale, siç është furnizimi me energji.

Shehu thekson se kjo është një tjetër provë e braktisjes së zonave të tëra nga qeveria, që kujtohet për këto komunitete vetëm kur i duhen për vota.

Në postimin e tij, ai vlerëson qëndrueshmërinë dhe shpirtin qytetar të banorëve të Lazaratit të cilët edhe në errësirë, treguan vlera, bashkëjetesë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë, ndryshe nga realiteti i zymtë që u ofron pushteti aktual.

Postimi i plotë:

Lazarati di të festojë ashtu siç di të punojë, të studiojë, të rezistojë, të mbrojë dinjitetin, vlerat dhe liritë e tij, ashtu edhe të shoqërisë.

Gëzuar, Lazarat, në festën e një komuniteti me kontribute dhe cilësi të veçanta!

Mbrëmë ishte vërtet një festë e bukur dhe domethënëse!

Dhe, mbi të gjitha, një festë plot të rinj që aspirojnë një të ardhme më të mirë.

Një festë që nuk u zbeh as nga një periudhë e gjatë mungese të energjisë elektrike.

Një festë që dha një mesazh të qartë nga Lazarati: atë të qytetarisë, bashkëjetesës, aftësisë për t’u përballur dhe për të fituar mbi vështirësitë, dhe të energjisë së atij komuniteti.

Gëzuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco