Sulmi i Ramës ndaj News24, Peka: Heshtje kriminale e mediave dhe opozitës false

Sulmi i Ramës ndaj News24, Peka: Heshtje kriminale e mediave dhe opozitës false

21:42, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Çim Peka me një qëndrim të tij në rrjetet sociale ka reaguar me tone të ashpra pas zhvillimeve të sotme që përfshinë televizionin News24, që u përball me një situatë alarmante, por që për të cilën heshtën pothuajse të gjitha mediat në vend, përveç SYRI-t që ndoqi zhvillimet live që në momentet e para.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Peka shkruan: ‘Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi! Asnjë media nuk transmetoi live sot atë që ndodhi me ‘News24’. Me përjashtim të SYRI-t! Edhe këto partitë ‘opozitare’ si ajo e atij jargës së ‘call center’ heshtën deri në darkë, edhe pse ishte ekrani i tyre gjatë fushatës me qëllimin e dëmtimit të opozitës reale’, shkruan Peka me akuza të drejtpërdrejta ndaj pseudo-opozitës që, në momente kyçe, zgjedh të heshtë.

Në statusin e tij, Peka shton se asgjë nuk e lidh editorialisht me linjën e News24, që shpesh ka qenë e luhatshme, por ngjarja e sotme tejkalon pozicionimet mediatike.

‘Asgjë editorialisht nuk më lidh me oshilacionet e ‘News24’, por ajo e sotmja është më shumë se alarm për mediat që duan të jenë jashtë ndikimit të qeverisë.’

SYRI-t ishte e vetmja media që ndoqi dhe raportoi në kohë reale atë që ndodhi me News24, duke treguar se ka ende zëra që nuk i nënshtrohen diktatit të qeverisë apo heshtjes së dirigjuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco