Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambiente dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.
I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri TV, Lubonja e cilësoi këtë si një sulm të paprecedentë, duke theksuar se precedentët e tilla i ka rrëzuar vetë Edi Rama.
“Unë punoj në News24 dhe para disa vitesh Edi Rama mbylli në mënyrë të dhunshme televizionin ku kam punuar atëherë, Agon Channel. Për këtë ngjarje u zhvillua gjyq në Amerikë dhe qeveria shqiptare u denua me pagesën e qindra milionë dollarëve, por asgjë nuk ndodhi në drejtim të ndëshkimit të këtyre veprimeve. Përkundrazi, këto veprime përsëriten,” u shpreh Lubonja.
Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për sulm ndaj medias, por për një sulm banditesk që kapërthen ligjin dhe drejtohet nga një bandë me në krye Edi Ramën.
Në lidhje me çështjen juridike, Lubonja shtoi se avokatura e shtetit ka deklaruar se është në proces ekzekutimi i vendimit të gjykatës së apelit administrative, datë 13 korrik, por problem mbetet fakti që pronësia është e bashkisë dhe duhet të vendosë këshilli bashkiak për dhënien apo mosdhënien e pronës kompanisë ‘KAYO’, e cila është kompani prodhuese armësh. Ai denoncoi se në këtë rast është vendosur me VKM nga kryeministri, gjë që e cilësoi të paligjshme dhe një shkelje ndaj kompetencave të këshillit bashkiak.
Lubonja theksoi se ‘KAYO’ ka të drejtën në kontratë që, pasi të marrë pronën, të japë leje ndërtimi për ngritjen e kullave private në zonë, duke shprehur shqetësim për klientelizmin dhe shkeljen e ligjit nga qeveria.
“Është komplet logjika sesi funksionon Edi Rama, duke thyer ligjet, duke mbajtur klientelat e veta dhe duke kryer një sulm ndaj një mediaje që nuk kontrollohet nga ai, ashtu siç do ai,” përfundoi Lubonja.
Lubonja:
Kemi të bëjmë me një sulm jo të paprecedentë sepse precedentët Rama i ka rrjepur, boll t’ju kujtoj se unë punoj te News24 dhe para disa vitesh Edi Rama mbylli në mënyrë të dhunshme televizionin ku unë kam punuar atëherë Agon Channel, sic e dini u bë gjyq në Amerikë për këtë punë, qeveria është denuar me pagesën e qindra milionëve dhe asgjë ska ndodhur, në kuptimin e ndëshkimit të këtyre veprimeve, përkundrazi, përsëriten.
Jo thjeshtë ndaj mediave, por në tërësinë e vet, ky është një sulm banditesk që kapërzen ligjin, nga një bandë me në krye Edi Ramën që e kapërzen ligjin, se ketu është problem.
Nëse patë deklaratën e avokaturës së shtetit aty flitet për një ekzekutim të vendimit të gjykatës së apelit administrative, që është 13 korriku.
Por aty flet edhe për një shoqëri, ‘KAYO’ quhet, e cila është sic u informova unë kompani e prodhimit të armëve që i është dhënë në marrëveshje kontratë.
Po mirë si qenka vendosur në marrëveshje jepet kjo, kur ti ke qenë në gjyq, dhe gjyqi ka mbaruar, i gjykatës së apelit kambarfuar në korrik, sic thoshte vetë avokatura e shtetit, dhe mesa u informova unë pas gjykatës së apelit, shkon në gjykatën e lartë.
Kjo është një gjë që është kundër ligjit, e dyta çfarë është tjetër e kundraligjshme… është fakti se ajo është pronë e bashkisë dhe duhet të vendosë këshilli bashkiak a ka dhënë apo nuk ia ka dhënë KAYO-s, nuk vendos VKM-ja e kryeministrit, ndërkohë që del që ka vendosur VKM-ja e kryeministrit, është e paligjshme. I është marrë këshillit bashkiak në mënyrë të paligjshme.
E treta është që KAYO-ja, në pikat e saj të kontratave, të të drejtave që ka, dhe dhe një të drejtë që pasi ta marrë këtë, të japë çapje për ndërtim aty, për të ngritur kullë edhe atje, private, t’ja bëjë private me një fjalë.
Pra është komplet logjika sesi funksionon Edi Rama duke thyer ligjet, duke mbajtur klientelat e veta dhe duke kryer një sulm në faj të një medie që nuk bëhet fjalë, nuk e ka kontrolluar dot ai, ashtu sic do ai.
© SYRI.net