Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar pranë medias News24, ku gazetarët ndalohen të hynin në ambientet e punës dhe transmetimi u ndërpre pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Ai ka dënuar rrethimin e redaksisë si një sulm ndaj lirisë së medias dhe ka akuzuar qeverinë për abuzime në çështjet e pronësisë.
Në një postim në Facebook, Malltezi ironizon situatën duke theksuar se më parë, kur televizioni ishte në pronësi të Bolinos, prona konsiderohej si “pronë shteti”, por tani që nuk është më në dorë të tij, duhet rikthyer te shteti. Më tej, ai akuzon qeverinë se me “urdhër të Voldemortit” i fal Bolinos një sipërfaqe prej 4120 metra katrorë tokë private dhe dy kate ndërtesë, që është destinuar për një gjimnaz, me çmimin simbolik prej 1 euro.
Reagimi i Malltezit:
Kur News24 e kishte Bolino ishte ok në pronë shtet. Tani që nuk e ka Bolino duhet rikthy prona shtetit. Ndërkohë shteti me urdhër të Voldemortit i fal prapë Bolinos 4120 m² tokë private dhe 2 kate ndërtesë (për gjimnaz) për 1€! Po bën shtet që bie era kërmë.
© SYRI.net