'Kjo nuk është media e lirë', Koka: Vetëm kur i nënshtrohesh pushtetit, mund të ndërtosh e të bësh media

12:21, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, në një deklaratë për mediat, u shpreh se situata e krijuar ndaj televizionit News24 është një tregues i qartë i presionit politik dhe institucional që po ushtrohet mbi median e lirë në vend.

Sipas tij, ky nuk është vetëm një sulm ndaj një televizioni të pavarur, por një sinjal alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare mbi mënyrën se si pushteti po përpiqet të kontrollojë fjalën e lirë dhe pronën private.

Pjesë nga deklarata:

Është një ditë e keqe jo vetëm për median, por për të gjithë Shqipërinë. Është një ditë që na tregon se çfarë prodhon ky shtet pa logjikë, pa ndjeshmëri, dhe që ka vendosur se çfarë dhe kush do të ekzistojë në vend.

Rasti i News24 nuk është i pari. Para dy vitesh ishim sërish në ambientet e Hysenbelliu Group, duke raportuar. Sot po diskutojmë një situatë që nuk po dimë si t’i japim zë, por media, gazetarët dhe qytetarët po shohin sesi një media me 25 vite raportim për qytetarët po ndeshet me institucione që nuk funksionojnë. Sot këtu duhet të ishte Avokati i Popullit, jo vetëm ne.

Sot News24 po transmeton sinjalin se media nuk është ajo që duhet të jetë.

Në cilin vend ndodh kjo? Në cilin vend është normale që një kryeministër, për inate personale ndaj një pronari, të ushtrojë presion të tillë? Ky nuk është vetëm sulm ndaj medias, por sulm personal ndaj një njeriu që ka bërë biznes.

Këtu, vetëm kur i nënshtrohesh Ramës dhe vendos gjithçka në shërbim të tij, atëherë mund të marrësh leje ndërtimi, të ndërtohesh ku të duash, madje edhe të marrësh institucione që ishin parashikuar për kopshte dhe t’i bësh televizione. Këto janë simptomat e një regjimi fashist, që sot po na shfaqet të gjithëve, edhe Bashkimit Europian, edhe Ambasadës së SHBA-së, të cilët duhet të reagojnë.

Nëse do të kishte një vendim gjykate, sot nuk do të vinte policia, por do të vinte ekzekutimi i vendimit nga autoritetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco