'Gazetarët kritikë në shënjestër', Boçi: Rama sulm ndaj së vërtetës, akti final i konfirmimit të vendosjes së diktaturës në Shqipëri

12:18, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dënuar me forcë sot rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambiente dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në një deklaratë pranë ambienteve të News24, Boçi e konsideron këtë si një ndërhyrje flagrante dhe një akt final që konfirmon vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Ai kujton se gjatë viteve të fundit janë vërejtur tendenca dhe një luftë ndaj opozitës dhe liderëve të saj, për ta goditur, përçarë dhe eleminuar.

Sipas tij, regjimi aktual në fazën e tij diktatoriale ka kaluar tashmë në fazën e eleminimit total të fjalës së lirë. Ai thekson se News24 është një nga pak televizione të ekuilibruar, që i është referuar së vërtetës, ka ruajtur etikën mediatike dhe korrektësinë, dhe që strehon gazetarë profesionistë, të cilët kanë bërë emër dhe janë pjesë e rëndësishme e gazetarisë në vend.

Boçi thekson se kjo nuk është një goditje ndaj një marrëveshjeje biznesi, por një sulm total ndaj medias së lirë, që ishte paralajmëruar edhe më parë me shembjen e famshme të disa mediave. Ai e sheh këtë akt si një goditje ndaj gazetarëve me autoritet që sot janë zëra kritikë dhe që gjatë kësaj kohe kanë mbrojtur shumë të vërteta dhe interesin publik.

Boçi:

Kjo është ndërhyrje flagrante dhe në qoftë se në rastin e Agon Channel ne thamë se janë fillimet e instalimit të diktaturës, personalisht mendoj se ky është një akt final i konfirmimit të vendosjes së diktaturës në Shqipëri.

Kemi parë përgjatë këtyre viteve, tendenca, luftë ndaj opozitës, ndaj liderëve të saj, për ta goditur, për ta përçarë, për ta eleminuar opozitën, dhe tani regjimi eshte në fazën e tij të diktaturës ka kaluar në fazën e eleminimit total të fjalës së lirë sepse News24, të paktën në dijeninë time, është nga ata televizione të ekuilibruar e cili vazhdimisht i është referuar së vërtetës, ka ruajtur etikën mediatike, korrektësinë dhe mos harrojmë një element shumë të rëndësishëm, që ka brenda gazetarë profesionistë që kanë bërë emër me punën e tyre dhe që sot janë pjesë më e rëndësishme, më e mira e gazetarisë dhe që kanë gjetur strehë në këtë televizion.

Kjo nuk është goditje ndaj një marrëveshjeje biznesi, kjo është një goditje totale ndaj medias së lirë, e paralajmëruar në atë të shembjen e famshme para disa vitesh, ndaj po të njëjtin problem po është dhe njëherazi një goditje ndaj gazetarëve me autoritet që janë zëra kritik sot të fushës dhe që kanë mbrojtur gjatë kësaj kohe shumë të vërteta dhe të mirën publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco