'Po dhunohet fjala dhe media e lirë’/ Jole: Shpresoj që gjykata ta pezullojë këtë akt arbitrar

12:00, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeredaktorja e News24, Anita Jole, ka dhënë një deklaratë për mediat pas ndërprerjes së papritur të sinjalit të televizionit në orët e vona të një dite gushti.

Ajo theksoi se nuk kishin marrë asnjë paralajmërim paraprak për largimin e paisjeve, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje për median e lirë dhe një akt arbitrar. Jole shprehu shpresën se gjykata do të marrë një vendim në favor të televizionit, duke mundësuar që News24 të vazhdojë transmetimin në një ambient tjetër, pa pengesa.

Anita Jole:

Nuk na thanë një javë përpara që ne të lëvzim paisjet apo gjithçka tjetër që i duhet një televizioni për të vijuar transmetimin. Paralajmërimi një ditë të shtune pushimi në përgjithësi, një ditë gushti ku shumica e punonjësve, edhe tanët edhe administrata gjithashtu, janë pushim, ata ndërmarrin një vendim arbitrar. Televizioni News24 u bë më 25 vjet që transmeton informacionin e fundit, më të besueshëm, më të saktë dhe sot nuk është më në ekranet e televizorit. Është një goditje për median e lirë. Unë shpresoj shumë që të hënën, kur gjykata të kthehet në punë, të ketë një vendim që do ta pezullojë këtë ndërhyrje. Nëse ka mbetur drejtësi në këtë vend, të hënën duhet të merret një vendim. Të paktën t'i jepet kohë televizionit tonë për tu zhvendosur në një ambient tjetër në mënyrë normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco