Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, reagoi ashpër në rrjetet sociale lidhur me rrethimin nga policia dhe bllokimin e transmetimit të televizionit News24. Në një postim në Facebook, Vasili e cilësoi këtë veprim si një “sulm kriminal i narkoqeverisë mbi median”.
Ai theksoi se nuk ka asnjë hapësirë për pavarësinë e medias në Shqipëri nën këtë qeveri në krizë, që sipas tij përpiqet me çdo mjet të mbyllë çdo zë kritik. “Serish fytyra gangstere e regjimit të Ramës shfaqet mbi News24, media e kërcënuar në vazhdimësi edhe më parë,” shkroi Vasili.
Deputeti kujtoi se sulmet ndaj medias kanë nisur më parë me fadromat mbi Prestige Resort dhe vazhdojnë me shantazhe shumëvjeçare ndaj grupit mediatik News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
“Ky është narkoqeveria dhe ky është narkoregjimi, dhe çdo heshtje, pajtim apo konformim me të është që t’i japësh fuqi kësaj të keqe të pangopur e malinje, që s’ka të ndalur,” përfundoi Petrit Vasili.
Postimi i plotë:
Policia tek News 24 eshte sulm kriminal i narkoqeverise mbi median!
Asnje milimeter hapesire per pavarsine e medias nga narkoqeveria ne krize, qe kerkon medhune te mbylle çdo goje.
Serish fytyra gangstere e regjimit te Rames shfaqet mbi News24 media e kercenuar ne vazhdimesi edhe me pare.
I ka paraprire me fadromat mbi Prestge Resort dhe ka vazhduar me nje shantazh shumevjecar mbi te gjithe grupin mediatik News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Kjo eshte narkoqeveria dhe ky eshte narkoregjimi dhe çdo heshtje, pajtim apo konformim me te eshte qe ti japesh fuqi kesaj te keqe te pangopur e malinje, qe s'ka te ndalur.
© SYRI.net