Sulmi ndaj News24/ Mediu: Jo thjeshtë sulm karshi medias së lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së cdo shqiptari

Sulmi ndaj News24/ Mediu: Jo thjeshtë sulm karshi medias së lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së cdo shqiptari

09:38, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, denoncoi ashpër situatën me News24 në një postim në Facebook. Ai e cilësoi sulmin ndaj këtij mediumi jo vetëm si një sulm ndaj një media të lirë, por si një sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari.

Mediu theksoi se qeveria po vepron pa asnjë vendim gjykate dhe në kundërshtim me fjalën e lirë, duke sjellë dhunë të paligjshme ndaj qytetarëve dhe mediave. Ai akuzoi qeverinë se po përdor dhunën për të mbyllur gojën e atyre që nuk i blen dot dhe për të dhunuar pronën dhe lirinë e shqiptarëve.

Sipas tij, kjo qeveri grabit votat, përzë qytetarët nga vendi duke u bërë jeta e tyre e padurueshme, ndërsa nga ana tjetër propagandon Shqipërinë Europiane. Fatmir Mediu përmendi se kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve, duke e përshkruar vendin sot si një vend dhune, korrupsioni dhe krimi.

Mediu: 

Ajo që po ndodh me news 24 nuk është thjeshtë sulm karshi një media të lirë,por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së cdo shqiptari.
Pa asnjë vendim gjykate, qeveria vepron kundër fjalës së lirë, sikur nuk egziston asgjë tjetër vec qeverisë.
Kur kjo qeveri nuk të blen dhe nuk të mbyll dot gojën, përdor dhunën e paligjëshme
Kjo qeveri ju dhunon pronën, lirinë, grabit votat, ju përzë nga Shqipëria duke jua bërë jetën të padurueshme dhe nga ana tjetër flet për Shqipëri Europiane.
Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë korrupsion dhe krim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco