'Beteja jo vetëm e gazetarëve', Hysaj për rrethimin e News24: Uzurpimi i fjalës së lirë, histori që po përsëritet

'Beteja jo vetëm e gazetarëve', Hysaj për rrethimin e News24: Uzurpimi i fjalës së lirë, histori që po përsëritet

09:33, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se uzurpimi i fjalës së lirë në Shqipëri nuk ka filluar dje. Mbyllja e Agon Channel dhe censura ndaj gazetarëve të pavarur ishin paralajmërime. Sot, me zaptimin e News24, historia vazhdon me një plan për të heshtur çdo zë të pavarur.

Nëse heshtim sot, nesër nuk do të ketë kush të flasë. Fjala e lirë është oksigjeni i demokracisë dhe lufta për të është lufta e çdo qytetari që nuk pranon të jetojë në errësirë.

Reagimi:
Në këtë vend, nuk ka filluar dje.
Mbyllja e Agon Channel ishte shenja e parë se kush guxon të mendojë ndryshe, do të heshtet.
Pastaj erdhi censura brutale ndaj gazetarëve të pavarur – jo vetëm përjashtim nga puna, por edhe dërgim për “riedukim”.
Sot, historia vazhdon me zaptimin e News 24, një tjetër bastion i zërit të lirë.

Ky nuk është rastësi. Është një strategji.
Një plan i ndërtuar hap pas hapi për të mbytur çdo kanal që nuk përulet.
Një përpjekje për të fshirë nga harta çdo medium ku qytetari shqiptar mund të dëgjojë të vërtetën, jo versionin zyrtar të saj.

Nëse sot heshtim, nesër nuk do të kemi ku të flasim.
Nëse sot i lëmë gazetarët vetëm, nesër nuk do të ketë kush të tregojë historinë tonë.

Fjala e lirë nuk është luks. Është oksigjeni i demokracisë.
Dhe kur na marrin oksigjenin, fillojmë të mbytemi si shoqëri.

Prandaj, kjo nuk është thjesht beteja e gazetarëve.
Është beteja e çdo qytetari që nuk pranon të jetojë në errësirë.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco