Shqipëria 2025, Teliti: Nuk rrethohen bandat, por mediat e lira!

Shqipëria 2025, Teliti: Nuk rrethohen bandat, por mediat e lira!

09:16, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari për Çështjet Ekonomike të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, reagon ashpër ndaj ngjarjeve të fundit që kanë goditur lirinë e medias në vend.

Ai denoncon ndërhyrjen e policisë në godinën e News24 si një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë, duke vënë në dukje rrezikun e thellimit të autoritarizmit në Shqipëri.

Postimi: 

Një mëngjes i hidhur ky i sotmi për lirinë e fjalës në Shqipëri. Ndërsa bandat lëvizin lirshëm dhe korrupsioni gërryen themelet e shtetit, "prioritet" i yni paska qenë rrethimi policor i një prej mediave kryesore në vend. Po, e dëgjuat mirë: jo kapja e kriminelëve, por mbyllja e zërit të atyre që guxojnë të flasin.
Është qesharake, po aq sa tragjike. Duket se armiku më i madh i pushtetit nuk janë ata që shkelin ligjin, por ata që denoncojnë shkeljet e tij.
Ky akt i shëmtuar nuk është thjesht një sulm ndaj medias, por një mesazh i qartë për çdo qytetar: "Hesht, ose do të përballesh me forcën e shtetit!".
Por ne nuk do të heshtim. Sepse një vend ku mediat rrethohen dhe bandat festojnë, nuk mund të quhet kurrë demokratik.
STOP dhunës ndaj fjalës së lirë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco