Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj rrethimit të godinës së televizionit News24 në Tiranë, mëngjesin e sotëm, ku forca të shumta policore dhe tatimore u vendosën pranë hyrjes, duke penguar punën e gazetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu e cilësoi këtë veprim si shkelje të rëndë të lirive themelore:
“Kjo është diktatura, po tejkalon edhe regjimet! Agresohet nga shteti, policia, në kundërshtim me ligjin, një nga mediat kryesore, veçanërisht informative. Për parimet e demokracisë europiane e medias së lirë, as që bëhet fjalë.”
Shehu paralajmëroi se “po çmontohen kolonat e lirive dhe demokracisë” dhe se pas goditjes së “votës së lirë” po synohet të mbyllet edhe “goja e fjalës së lirë”. Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar të reagojnë menjëherë, duke kujtuar pasojat e heshtjes në vitin 1945:
“Askush nuk duhet të heshti tashmë! Heshtja sjell vetëm vdekjen e plotë të lirive. Shpresoj që SHBA, BE dhe partnerët tanë të çmuar të mos rrinë në guackën e heshtjes, sepse nesër do jetë shumë më e vështirë.”
© SYRI.net