Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncoi ashpër veprimet e policisë para News24, duke theksuar se kur regjimet kanë frikë nga e vërteta, përdorin forcën për të shtypur median.
Ajo e cilësoi këtë veprim si një sulm të hapur ndaj demokracisë dhe një shkelje të rëndë të lirive themelore në një vend kandidat për BE, duke paralajmëruar se sot është kjo media, nesër mund të jetë çdo zë i lirë që rrezikohet.
Postimi:
Kur regjimet kanë frikë nga e vërteta, dërgojnë policinë te dyert e medias.
Ashtu si po ndodh sot në fillim të gushtit, kur forcat e policisë u shfaqën para News 24, pa vendim gjykate, me skena dhune që i shkojnë vetëm një shteti autokratik.
Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë: një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën.
Rrethimi i News 24 nuk është thjesht presion ndaj medias – është një sulm i hapur ndaj demokracisë.
Një vend kandidat për BE nuk mund të trajtojë median kësisoj.
Bashkimi Europian nuk pranon vende ku shtypi rrihet, ku gazetarët kërcënohen dhe ku e vërteta shkelet me çizme.
Sot është News 24, nesër mund të jetë çdo zë i lirë.
Dhe atëherë nuk do të ketë më kush të flasë.
© SYRI.net