SYRI TV/ Berisha: Rënie dramatike e turizmit në Shqipëri, Rama dhe mediat pranë tij e fshehin

18:09, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha tha se turizmi në Shqipëri është në një situatë dramtike e cila po tentohet të fshihet me propagandë nga Edi Rama dhe mediat pranë tij. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha theksoi se numri i turistëve ka rënë drastikisht 2 vitet e fundit, dhe shkak për këtë rendit narko-euron, çmimet stratosferike dhe ndotjen e brigjeve detare. Berisha akuzoi qeverinë se ka falimentuar degën kryesore të ekonomisë.

Lideri i opozitës Sali Berisha reagoi lidhur me rënien dramatike të turizmit në Shqipëri, teksa denoncoi përpjekjet e kryeministrit Rama dhe mediave pro-qeveritare për të fshehur të vërtetën e rënies së numrit të turistëve, veçanërisht 2 vitet e fundit. Berisha tha se shkak për situatën dramatike të turizmit është narko-euro dhe çmimet e larta, por edhe ndotja masive e ujërave detare.

"Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera. Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi ofron turistëve, Shqipëria e Ramës ofron turistëve gjirizet që derdhen në ujërat e detërave dhe liqeneve tanë, dhe kjo me gjithë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të ndërtuara nga Shëngjini në Sarandë, por që bashkitë socialiste u kanë vënë drynin për të mos paguar energjinë, ofron mungesën e ujit të pijshëm në piskun e zhegut dhe grumbujt e kodrave të plehrave në çdo skaj të vendit dhe tymin helmues e kancerogjen të maleve të plehrave që digjen nga dorë shtetërore kriminale."

"Narkoshteti i falimentuar Ramës falimentoi me sukses degën kryesore të ekonomisë që është turizmi," shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook, ku publikon edhe pamjet e plazheve të ndotura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco