Raporti Eurostat zbulon krizën, Teliti: Paga minimale në Shqipëri me fuqinë blerëse më të ulët në Europë

Raporti Eurostat zbulon krizën, Teliti: Paga minimale në Shqipëri me fuqinë blerëse më të ulët në Europë

17:27, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari për Çështjet Ekonomike të PD, Dorjan Teliti, reagon ndaj raportit të fundit të Eurostat që rendit Shqipërinë si vendin me fuqinë blerëse më të ulët të pagës minimale në Europë.

Ky tregues tregon qartë dështimin e politikave ekonomike dhe thellimin e varfërisë së qytetarëve. Teliti kërkon ndryshim rrënjësor dhe përgjegjësi të menjëhershme nga qeveria për të rikthyer dinjitetin dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Image

Më poshtë reagimi i Telitit:

SHQIPËRIA - "KRENARIA" E FUNDIT E EUROPËS! 
Eurostat konfirmon atë që shumë shqiptarë e ndjejnë në xhep: Shqipëria ka pagën minimale me fuqinë blerëse më të ulët në të gjithë kontinentin. Madje, edhe vendet ende në luftë, si Ukraina, apo ato me zhvillim të ulët, si Moldavia, na lënë pas. 
A është kjo "Shqipëria që duam", apo thjesht "Shqipëria që s'ndalet së rëni"? 
Duket qartë se "rritja ekonomike" e propaganduar është vetëm një shfaqje, ndërsa skena e vërtetë është e mbushur me varfëri. 
Kur populli është i zhytur në varfëri, edhe kontrolli ndaj tij është më i lehtë.

Ndërkohë që qeveria rimerr "me forcë" hapësirat publike që ndër vite ua dha po vetë, një pyetje lind natyrshëm: pse mungon totalisht vëmendja për ekonominë? Pse nuk flet askush për bukën e shqiptarëve, për pagën minimale që nuk mjafton as për mbijetesë? Pse Shqipëria është braktisur në fundin e listës, jo vetëm në rajon, por në gjithë Europën?
Kjo situatë kërkon llogaridhënie të menjëhershme dhe ndryshim rrënjësor strategjik. A do të vazhdojmë të gënjejmë veten, apo më në fund do të fitojë dinjiteti i një populli të lodhur, por asnjëherë të dorëzuar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco