Shtyhet gjyqi për Metën/ Gjyqtari shpall moskompetencën, avokati: Vendimin duhet ta japë Erion Çelaj...

Shtyhet gjyqi për Metën/ Gjyqtari shpall moskompetencën, avokati: Vendimin duhet ta japë Erion Çelaj...

11:03, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme shtyu seancën e sotme gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për lehtësim të masës së sigurisë ‘Arrest me burg’.

Mësohet se gjyqtari i gatshëm Erion Bani ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kësaj kërkese, ndërsa më herët iu kërkua nga mbrojtja që shqyrtimi dhe vendimi të merret nga gjyqtari i hetimit paraprak Erion Çelaj.

Seanca u shty për javën e ardhshme

Avokati Kujtim Cakrani tha se në kërkesën paraprake i kërkoi dorëheqjen gjyqtarit Bani për shkak të mos mos kompetencës.

Ne duam të zhvillojmë procesin të rregullt, me gjyqtarin që ka ndjekur hetimet, pse jo edhe me prokurorët që kanë hetuar këtë çështje. Jemi në pritje që javën tjetër kur do kthehet nga pushimet z. Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural. Z. Meta do të lirohet se nuk ka më asnjë arsye pse ta mbajnë në paraburgim”, deklaroi avokati Cakrani.

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të premte në GJKKO nuk ishin të pranishëm as Meta dhe as prokurorët e çështjes, por vetëm prokurori i gatshëm Alfred Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco