Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, e ka cilësuar dyshen Rama-Veliajn, si dy binjakë në vjedhje.
Në një reagim në rrjetet sociale, kryedemokrati Berisha, bashkangjitur videos, shkruan për dyshen e hajdutëve Rama-Veliaj, se ndryshe nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj që ndodhet në qelinë e burgut, është kreu i qeverisë që vjedh edhe pë të.
Ndër të tjera në videon e publikuar nga lideri i opozitës, flitet edhe për ‘pushtetin’ e grave të udhëheqësve, Linda Rama dhe Ajola Xoxa që janë të pasuruar me paratë e taksapaguesvve shqiptarë.
‘Të gjithë botën të kërkosh, si gratë tona nuk gjen’, thuhet në një pasazh të filmit shqiptar, si për të ironizuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, Ajola Xoxa.
© SYRI.net