Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe po drejtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani. Në përfaqësim të Prokurorisë së Posaçme është prokurori Alfred Shehu, i cili është në gatishmëri gjatë kësaj periudhe, pasi prokurorët e çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, nuk janë të pranishëm.
Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, por ka dhënë pëlqimin që të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.
Mbetet për t'u parë nëse gjykata do të pranojë kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie. Seanca pritet të vazhdojë me argumentet e palëve.
© SYRI.net