Iriqi: -Sikur thatë që nuk kishte dorë qeveria për Kodin e Ri Penal.
Ulsiu: - E sigurt.
Iriqi: - Çfarë është e sigurt?
Ulsiu: - Që unë s’kam pasur fare dorë. Ti e kupton pse.
Iriqi: - Pse?
Ulsiu: - Se çdo gjë e bën Rama. Ne na vjen gati çdo gjë. Fap firmën e kaq.
Iriqi: - Fap firmën e fap në burg pastaj.
Ulsiu: - Ia vlen. Për aq sa kemi marrë ca vite atje brenda do na mbrojnë nga turmat jashtë.
Iriqi: - Po do e miratoni këtë kod? Se shumë të drejta të njerëzve i fshitë?
Ulsiu: - Prit se ti s’di gjë akoma.
Iriqi: - Çfarë të di?
Ulsiu: - Që psh shtatzaninë e grave do e bëjmë 5 muaj. S’ka pse përkëdhelen 9 muaj gratë, tha shefi. Nga që kërkon të rritet shpejt popullsia.
Iriqi: - Popullsia nuk është pakësuar, por larguar. Nga ekonomia. Ka bujqësia psh…
Ulsiu: - Fshatit ia ka gjetur shefi.
Iriqi: - Si?
Iriqi: - Do nisim internimet. Për ata që do kapen në korrupsion nuk do i çojmë në burg. Por në fshat. S’do i dënojmë me 10 vite, por me investime. Psh Ilir Beqja do e bëjë dënimin në Fshatrat e Peqinit. Do ngrejë me paratë e veta një fermë të madhe me gjela deti. Lali Eri në Shkodër plantacione me fiq. Ilir Meta do financojë fabrikën e armëve në Poliçan. Kështu që populli do hyjë në punë dhe ekonomia do lulëzojë.
Iriqi: - Po nëse burgoset Rama ku do e çoni?
Ulsiu: - Ai e ka vendin atje te ai spitali. Ku do e zmadhojë disafish pavionin. Me pajisje moderne dhe me mjekë e psikologë të specializuar në Paris.
Iriqi: - Po ti ku do investosh?
Ulsiu: - Në një universitet ku do mësohet si vidhen votat pa u kapur nga SPAK. Do investoj me para dhe kryesorja… me përvojë. Jam pasuri kombëtare në këtë fushë.
© SYRI.net