Protesta/ Ali Ahmeti u bashkohet veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

17:31, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, BDI, Ali Ahmeti, i është bashkuar protestës së zhvilluar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Gjykatës Speciale, si një nga themeluesit e UÇK-së.

Image

Protesta, e cila po zhvillohet në Prishtinë, ka për qëllim kundërshtimin e asaj që veteranët e UÇK-së e konsiderojnë si trajtim të padrejtë ndaj pjesëtarëve të saj nga ana e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Image

Ali Ahmeti, një nga themeluesit e UÇK-së dhe një figurë kyçe në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, do të jetë një nga folësit kryesorë në këtë protestë, në mbështetje të bashkëluftëtarëve të tij, duke kërkuar drejtësi të paanshme.

Ndërkohë qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestën e organizuar nga veteranët për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale.

Image

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova e më gjerë.

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës.

Image

Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë arritur në Prishtinë.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme, në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.

Image

Ndryshe, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë të mbajtur të mërkurën u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco