Berisha: Tenderat dhe prokurimet janë përdorur vetëm për të blerë vota në farsën e 11 majit

Berisha: Tenderat dhe prokurimet janë përdorur vetëm për të blerë vota në farsën e 11 majit

15:28, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka demontuar farsën zgjedhore të 11 majit edhe gjatë ditës së sotme, ku ka treguar me prova dhe fakte se si qeveria e Edi Ramës ka blerë vota me tendera e prokurime, në periudhën parazgjedhore kur ato janë të paligjshme.

‘Tenderat dhe prokurimet janë përdorur vetëm për të blerë vota në farsën e 11 majit’, theksoi Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.

Berisha: Këto kanë një analizë të dytë, kjo është shumë e drejtë. Kjo analizë do bëhet në rrafshin e procedurës. Por këtu, analiza jonë që paraqitëm këtu është vetë fakti i zhvillimit të këtij aktiviteti të ndaluar me qëllim për të ndikuar tek zgjedhësit në mënyra të ndryshme.

Unë po të sjell asfaltin, unë po të shtrojë zhavorrin, po rikonstruktoj këtë, po bëj atë, të gjitha në kohë të ndaluar me ligj.

Absolutisht ju garantoj se këto janë përdorur vetëm për të blerë vota. Fituesit e këtyre tenderave kanë patur misionin tjetër që një pjesë të këtyre fondeve të ua japin partisë së krimit, kandidatëve të saj, strukturave të saj.

Nuk ka dyshim këtu. Por ne jemi marrë me këtë rast, vetëm me faktin se këto janë të ndaluara me ligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco