Berisha: Shqiptarët dhe opozita do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhjet për të ndaluar ndikimin e njëanshëm tek zgjedhësit

Berisha: Shqiptarët dhe opozita do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhjet për të ndaluar ndikimin e njëanshëm tek zgjedhësit

15:18, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në konferencën me gazetarët, lideri i opozitës Sali Berisha ka shpallur synimin për krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, larg ndikimeve të njëanshme dhe abuzimit me fondet publike. Sipas tij, për sa kohë që shteti dhe partia mbeten të pandara, demokracia shqiptare është e paralizuar nga një regjim autoritar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Përsa kohë që shteti dhe partia do të jenë një, ky është standardi i këtij regjimi, i kësaj diktature autoritare. U përket shqiptarë, do jenë shqiptarët dhe opozita ata të cilët para se të votojnë do të ju tregojnë vendin, do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhje dhe nuk do mund të përdorë një qindarkë të vetme për të ndikuar në mënyrë të pandershme, të njëanshme tek zgjedhësit shqiptarë.

Një qindarkë të vetme nga taksat e tyre.

Kjo është e vetmja zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco