Berisha me prova dhe fakte për farsën e 11 majit: Altin Troplini nuk mund t'i marrë për bazë se e ka të ndaluar të dënojë krime elektorale

Berisha me prova dhe fakte për farsën e 11 majit: Altin Troplini nuk mund t'i marrë për bazë se e ka të ndaluar të dënojë krime elektorale

14:50, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i Opozitës, Sali Berisha është shprehur në konferencën me gazetarët se, kreu i SPAK, Altin Dumani edhe pse ka prova dhe fakte për farsën e 11 majit, nuk i merr ato për bazë pasi e ka të ndaluar të dënojë krime elektorale.

Pjesë nga fjala e liderit të PD, Sali Berisha:

Tendera elektorale të denoncuar dhe denoncime nga Partia Demokratike.

Ja ku i kemi

Është denoncuar bashkia e Tiranës nga Jonathan Pano, është denoncuar njësia administrative 3 nga Klevis Balliu.

26 Prill 2025-Vazhdon blerje e votave përmes punëve publike të targetuara-Bashkia Mat.

Ky është një nga kriminelët elektoralë më agresiv. Njeriu që ka thyer çdo rregull, çdo gjë është Agron Malaj.

Ja në Prill 2025, asfaltime gjatë periudhës parazgjedhore, Bashkia

Berat.

Prill 2025-Tender elektoral për punime rrugore parazgjedhore, Bashkia Bulqizë

Bashkia Fier, po kështu.

Shpallje tenderi nga Këshilli i Qarkut Durrës

Asfaltim nga kryqëzimi i Serreqit deri te ‘Plepi’-Bashkia Shkodër. Shikoni çfarë bëjnë, shifni vetë, të gjitha këto vetëm për të rrëmbyer vota.

Tendera elektorale të denoncuar nga PD:

 Prill 2025-Rehabilitim asfalti në Thumanë-Bashkia Krujë

Prill 2025-Asfaltim elektoral në fshatin Velagosht-Bashkia Kuçovë

Prill 2025-Asfalt elektoral: Abuzim me punët publike për ndikim në vota në Kamëz

Prill 2025-Asfalt elektoral në Berat: Përdorimi i punimeve rrugore për të ndikuar votuesit

Tendera elektorale të denoncuar nga Partia Demokratike. Këto janë të gjitha faktet, por Altin Troplini këto nuk i sheh dot, dhe bën aktin e rëndë kriminal mashtron shqiptarët dhe thotë nuk kanë sjellë prova.

Shikoni more zotëri provat, ja ku i keni.

Prill 2025-Asfalt elektoral me standarde të dobëta në fshatin Pocest, Bashkia Korçë

Prill 2025-Asfalt elektoral në Krujë gjatë periudhës së fushatës, denoncuar nga kandidatja e opozitës Andia Ulliri.

Prill 2025-Asfalt elektoral disa javë para zgjedhjeve, denoncuar nga kandidatja e opozitës Albana Vokshi.

Prill 2025-Abuzim elektoral përmes tenderëve rrugorë-skema ‘Rrugët e Bardha’ në Lushnje.

Ja urdhër, nuk ka prova thotë ai.

Tendera elektorale të denoncuar nga Partia Demokratike.

Prill 2025-Punime asfaltimi në Bashkinë Kurbin-Abuzim elektoral me infrastrukturën

Prill 2025-Punime asfaltimi në fshatin Juban-Bashkia Shkodër

Prill 2025-Punime asfaltimi në fshatin Rrenc-Bashkia Shkodër

Prill 2025-Dyshime për abuzim elektoral me aktivitetin minerar në fshatin Lis, Bashkia Mat

Prill 2025-Përdorim i asfaltit elektoral në Yzberisht, Bashkia Tiranë

Qarku Fier, me abuzime të mëdha me burimet shtetërore. Ja ku e keni Lubinë që nuk ka kufi në asgjë. E pandalshme.

Tendera elektorale të denoncuar me dokumente nga PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por që natyrisht Altin Troplini nuk mund ti marrë për bazë se e ka të ndaluar të dënojë krime elektroale.

Prill 2025-Tender për projektin e rrugës Borsh-Fterrë në Bashkinë Himarë

Prill 2025-Tender rikonstruksioni në Konispol (rruga Ninat–Janjar)

Prill 2025-Abuzim me punët publike infrastrukturore për përfitim elektoral nga Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz

Prill 2025-Tender elektoral për projektin e kanalizimeve në Durrës

Prill 2025-Tender për Qendrën e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Poliçan

Prill 2025-Tender nga Operatori i Prokurimit të Qëndruar, objekt i ri në Shkozë, Bashkia Tiranë

Prill 2025-Tender nga OST për Lubi Ballukun, për projektin e transmetimit të energjisë elektrike në Fier

Prill 2025-Abuzim me punët publike infrastrukturore për përfitim elektoral Gjushi me pantallona.

Krim elektoral përmes investimeve publike të paligjshme në Guri Bardhë, Klos. Qarku Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco