Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi publikoi videon nga një qëndër votimi në qarkun e Fierit, ku pamjet faktojnë se si vëzhguesit e PS kontrollojnë votat e qytetarëve, madje votojnë edhe në emër të tyre. Ndërsa publikoi pamje, Bardhi deklaroi se megjithëse krimi zgjedhor është i qartë, SPAK nuk vepron sepse task-forca e ngritur ishte vetëm për show.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një tjetër video që fakton farsën elektorale të 11 majit. Bardhi publikoi pamjet nga një qendër votimi në qarkun e Fierit, ku tregohet se si vëzhguesit votojnë në emër të qytetarëve, votat nxirren nga kutia për t'u kontrolluar, duke cenuar rëndë fshehtësinë e votës. Pamjet që i përkasin Qëndrës së votimit 2817, Njësia Administrative Dushk, Bashkia Lushnje tregojnë krimin zgjedhor, ndërsa në përshkrimin bashkëngjitur videos, Bardhi shprehet se ishte mekanizmi kriminal që Belinda Balluku përdori në qarkun Fier për të mbajtur nën presion çdo votues.
Më tej kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike shprehet se megjithëse këto pamje faktojnë qartë ndërhyrjet elektorale, krimi zgjedhor mbetet i pandëshkuar, sepse KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kishin për qëllim përmes Task-Forcës të bënin shoë dhe jo punën e tyre.
© SYRI.net