Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu: Tashmë mbaruan hetimet, s’ka asnjë kuptim...

Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu: Tashmë mbaruan hetimet, s’ka asnjë kuptim...

13:14, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë depozituar ditën e sotme pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit për të.

Kjo kërkesë vjen pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme SPAK ndaj Presidentit Meta, ku argumentohen mungesa e nevojës për vazhdimin e paraburgimit, duke u bazuar në rrethanat e reja procedurale.

Përfaqësuesit ligjorë theksojnë se qëndrimi në paraburgim nuk ka më asnjë kuptim procedural, duke kërkuar nga gjykata të marrë në konsideratë lehtësimin e masës së sigurisë për klientin e tyre.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco