Kedhi: PD po informon partnerët ndërkombëtar për ‘farsën zgjedhore’ të 11 majit

17:12, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i BrainGain në PD, Nikola Kedhi, në një intervistë në SYRI TV me moderator Edvin Parruca, theksoi se departamenti që ai bën pjesë po informon partnerët e saj ndërkombëtar të cilët janë pjesë të parlamenteve të BE, Britanisë dhe SHBA-së për farsën zgjedhore të 11 majit.

Pas 11 majit PD e gjithë opozita shqiptare nisi një proces, që ishte dokumentimit i asaj që quhej ‘farsë zgjedhore’. Në këtë aspekt është punuar në disa drejtime, është punuar me institucionet që mbulojnë Shqipërinë si procesin zgjedhor, të cilët kanë qenë këtu si vëzhgues, apo që mbulojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Kanë qenë disa vizita të Berishës dhe z.Vokshit.

Pika e dytë ka qenë që gjithë PD është përfshirë në informimin e të gjitha segmenteve të ndryshme institucionale të përfaqësuesve të zgjedhur të BE dhe SHBA.

Këtu futet dhe përfshirja e Deprtamentit Brain Grain si një pjesë e këtij procesi që ka bërë punën e vetë me synimin për të informuar të gjithë partnerët, të cilët janë në parlamente të ndryshme të BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Pra është një proces që ka nisur në 11 maj. Dhe të gjitha hallkat e PD, të grupit parlamentar që mbulojnë këto fusha dhe departament Brain Grain janë përfshirë në detyra të ndryshme në këtë aspekt, për të dokumentar dhe për të provuar që kemi pasur një farsë zgjedhore. Ajo që nuk u bë në 2021, është duke u bërë tani. E mendoj mjaft mirë sepse kemi pasur reagime të ndryshme qoftë nga Parlamenti Evropian, nga eurodeputetët të ndryshëm, nga raporti paraprak i OSBE/ ODHIR, për atë që ka ndodhur në Shqipëri”, tha Kedhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco