Letra skandaloze e ministrit të Jashtëm/ Vasili: Konfirmoi ndërhyrjen e qeverisë në zgjedhje!

14:58, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë të dhënë në edicionin e lajmeve në Syri TV, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas publikimit të letrës që ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka dërguar OSBE-ODIHR dhe misioneve të tjera vëzhguese ndërkombëtare.

Vasili e cilëson këtë veprim si provë konkrete të ndërhyrjes së qeverisë në procesin zgjedhor, duke vënë në pikëpyetje rolin e ministrit të Jashtëm në një garë ku, sipas tij, duhet të jenë të përfshira vetëm partitë politike, e jo institucionet shtetërore.

Petrit Vasili: Praktikisht, qëndrojmë tek elementi konkret, tek ajo që është bërë publike dje. Pikërisht, letra që ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka dërguar komisionit të OSBE-ODIHR, por jo vetëm, por dhe misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian, vëzhguesve të Këshillit të Evropës, etj. Çfarë ka bërë...kjo është një metaforë, ‘ky budalla qeveritar’.

Ky ka konfirmuar saktësisht atë që raporti ka thënë. Sepse, ka marrë përsipër t’u drejtohet me letër. Pyetja që do bënte çdo shqiptar është kjo: Konkurronte qeveria në zgjedhje, apo konkurronte PS?

Të gjithë e dinë që konkurrojnë partitë, nuk konkurron qeveria. Dhe si e tillë, në rast se do të kishte pretendime të ndonjë lloji, të cilat nuk e dinte se ç’mund të ishin sepse këta ishin grabitqarët më të pacipë dhe më të inkriminuar. Edi Rama, si kryetar i PS, pjesëmarrës në garë, mund t’i drejtonte pretendimet e tij përkatëse këtyre institucioneve. Ç’hynte ministri i jashtëm? Ka konkurruar Ministria e Jashtme në zgjedhje?

Por, këtë thotë paragrafi i parë: përfshirje totale e qeverisë në zgjedhje; përdorimi i çdo instrumenti të administratës, të potencialeve, të resurseve dhe oportuniteteve për të fituar zgjedhjet qeveria. Sepse, në rastin konkret, ky i drejtohet. Kush ishte ky?

Ky ministër, shumë i trashë për hir të së vërtetës, ishte vet një kandidat për deputet. Pse nuk firmos kandidati për deputet Igli Hasani, por ministri i jashtëm? Ç’punë ka Ministria e Jashtme?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco