Berisha: Kontrata me Continental është transparente! Altin Troplini po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal

14:02, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kontrata me kompaninë “Continental” është plotësisht transparente dhe nuk ka asnjë lidhje të fshehur.

Ai theksoi se nuk është zëdhënës i kompanisë dhe çdo informacion duhet kërkuar prej saj. Berisha kritikoi ashpër heshtjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, për çështjen McGonigal.

Sipas tij, McGonigal ka marrë pagesa për të goditur opozitën dhe vepronte në bashkëpunim me qeverinë Rama. Berisha e quajti Dumanin “shërbëtor të shpifur” të një organizate kriminale dhe akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta.

FJALA E BERISHËS:

As për të parën, as për të dytën.

Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë.
Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj.
Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua.
Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania.
Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini.
Ajo është transparente.
McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej.
McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej.
Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar.
Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës.
Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha...
Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua.
Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj.
E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini.
Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco