VIDEO/ Taulant Ballës nuk i ndahet shpirti nga miku i tij, Mond Bego

20:38, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Taulant Balla ka vendosur që ti bëjë reklamë mikut të tij, Edmond Bego.

Gjatë ditës së sotme në orarin kur Tirana u përfshi nga reshje shiu, Balla i ka bërë një reklamë lokalit të mikut të tij, Bego në zonën pas stadiumit kombëtar.

Siç edhe duket nga pamjet, Balla ka dashur të tregojë se, ndodhej brenda lokalit ‘Hilton’ të mikut Edmond Bego.

Lidhjet Balla-Bego janë denoncuar shumë herë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndër vite.

Bego është i njohur gjerësisht nga publiku pas akuzave të opozitës për aferat e tij në zgjerimin e Lanës, për privatizimin e tokave publike dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar pa garë dhe me çmimet më të larta.

Edmond Bego njihet edhe për miqësinë e ngushtë me Taulant Ballën. Balla ka mbrojtur publikisht lidhjen me trafikantin e drogës, me të cilin ka fluturuar plot 57 herë me charter, pa sqaruar arsyen e udhëtimit dhe burimin e parave.

Sipas të dhënave, Bego është hetuar të paktën edhe dy herë të tjera nga organi i akuzës, në vitin 2010 dhe 2013-të, për akuzat e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe sipas parashikimeve të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco