Meta përballet me akuzat në SPAK/ Avokati: 7 vite hetim, asnjë provë konkrete, ish presidenti ka zero korrupsion

14:45, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj tij pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani  deklaroi se Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim, ndërsa shtoi se gjatë komunikimit të akuzave nuk ka pasur tensione.

Ai shtoi gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë provë që mund të vërtetojë akuza të tjera ndaj ish-presidentit.

"Mos harroni se unë këtu kam edhe prova dhe CD ku provat janë në PDF dhe janë 116 fashikuj, diku te 60 mijë faqe për t’u studiuar e parë. Vazhdoj t’ju them shqiptarëve se ish-presidenti ka zero korrupsion dhe zero pasuri të vënë nga korrupsioni, dhe këtë gjë na e ka vërtetuar organi i procedurës"- theksoi Cakrani.

Kujtim Cakrani:

"Edhe pas 6 vitesh hetime sa i përket çështjes CEZ-DIA, nuk ka asgjë të re nga ato që ju dini, kështu që edhe sa i përket lobimit që është diskutuar më gjatë, edhe më shumë, nuk ka asgjë të re ku zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të procedurës pse nuk kanë bërë hetime të thelluara dhe kush i ka bërë pagesat për lobimin.

Kjo ka qenë ajo që ne kemi kërkuar, si prokurorit edhe oficerit të BKH-së, dhe prokurori nuk ka asnjë informacion kush i ka bërë pagesat, nga kanë dalë këto pagesa dhe në çfarë banke janë kaluar këto pagesa.

Ne vazhdojmë kërkojmë kush e ka bërë lobimin dhe kush i ka bërë këto pagesa, e kjo ka qenë arsye pse ne e kemi zgjatur hetimin, dhe zoti Meta ka shpjeguar edhe një herë me detaje të reja akuzat për të cilat ai akuzohet.

Seanca ka qenë e qetë, një seancë miqësore. Problemi qëndron se ne duam të dimë se kush i ka bërë pagesat e kush i ka marrë këto pagesa.

Sa i përket çështjes CEZ-DIA, kjo është mjaft e rëndë sepse nuk vërtetohet në asnjë moment që zoti Meta ka grumbulluar pasuri dhe është munduar që t’i fshehë ato.

Kështu që nuk ka asnjë provë konkrete dhe ne kemi kërkuar se kush është fakti penal; nuk ka fakt penal dhe kjo është gjëja që ne na ka munduar.

Ne do shkojmë edhe në gjyq për këtë çështje ku do përballemi; ne do shkojmë me gjykim normal, të zakonshëm, sepse është një çështje që duhet sqaruar dhe duhet marrë fund, dhe këtë çështje nuk e ndajmë dot politikisht, por për këtë do të flasë vetë zoti Meta.

Unë do të thoja edhe diçka tjetër që është shumë me rëndësi: te çështja CEZ-DIA, plot 7 vite në hetim, gjithë ajo akuzë e madhe e ndërtuar është e përmbledhur vetëm në 30 faqe.

Mos harroni se unë këtu kam edhe prova dhe CD ku provat janë në PDF dhe janë 116 fashikuj, diku te 60 mijë faqe për t’u studiuar e parë.

Vazhdoj t’ju them shqiptarëve se ish-presidenti ka zero korrupsion dhe zero pasuri të vënë nga korrupsioni, dhe këtë gjë na e ka vërtetuar organi i procedurës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco