Berisha: Amnistia që Dumani u bëri dosjeve 184 dhe 339, ishte licencë për partinë e krimit për të dhunuar më barbarisht procesin zgjedhor

Berisha: Amnistia që Dumani u bëri dosjeve 184 dhe 339, ishte licencë për partinë e krimit për të dhunuar më barbarisht procesin zgjedhor

13:37, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Prokurorinë dhe kreun e saj, Olsian Çela, për manipulim të dosjeve të rëndësishme dhe për dhënien e një amnistie që ka lejuar partinë në pushtet të përdorë metodat më brutale për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Berisha thekson se amnistia që u bëri Dumani dhe institucioneve përkatëse dosjeve të njohura 184 dhe 339, përfshin krimin elektoral dhe ka shërbyer si një "licencë" për abuzim të mëtejshëm me zgjedhjet.

Sipas tij, kjo ka krijuar mundësinë që partia e krimit të përdorë pushtetin për të manipuluar dhe për të dëmtuar integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

Pjesë nga deklarata:

Të gjitha janë të mundshme plotësisht. Jo vetëm për Dumanin, jo jo. Për zgjedhjet, ku Dumani është, pas Edi Ramës, autor kryesor. Bashkëautor në krimin elektoral kryesor.
Pse? E kam thënë gjithnjë. Amnistia që Dumani u bëri dosjeve 184 dhe 339, ishte licencë për partinë e krimit për të dhunuar më barbarisht, në mënyrë më të papërmbajtur procesin zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme. 
Natyrisht do ketë. Ky është objektivi ynë absolut. Misioni ynë është të rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco