Berisha: Altin Troplini, i marrë peng nga Edi Rama, vazhdon të mbrojë Irenën me 5 mbiemra si mercenar

Berisha: Altin Troplini, i marrë peng nga Edi Rama, vazhdon të mbrojë Irenën me 5 mbiemra si mercenar

10:34, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sali Berisha ka deklaruar se Altin Troplini, i marrë peng nga Edi Rama, vazhdon të mbrojë Irenën, një figurë që e përshkruan si të shëmtuar në rrafshin moral dhe ligjor të drejtësisë shqiptare.

Berisha e akuzon Troplinin se është bërë një mercenar i kryeministrit Rama, duke mbajtur qëndrimin e tij të mbrojtjes së Irenës, e cila ka dyshime për veprime të paligjshme dhe abuzime të tjera.

Kryetari i PD, thekson se për Troplinin, vula apostile, një dokument i njohur ndërkombëtarisht si një nga më të besueshmit, nuk ka vlerë.

"Për Altin Troplinin, këtë mercenar të Edi Ramës, vula apostile nuk është dokument absolut. Në të gjithë botën, në të gjitha gjykatat, prokuroritë e botës, vula apostile është dokumenti më i pakundërshtueshëm. Por i marrë peng nga Edi Rama, vazhdon të mbrojë Irenën me 3 apo 5 mbiemra"- shprehet Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Të njëjtin qëndrim vazhdon të mbajë ndaj Irenës me 5 mbiemra, figurës më të shëmtuar në rrafshin moral ligjor të drejtësisë shqiptare.
Ju e dëgjuat që tha duhen dokumentet.
Për Altin Troplinin, këtë mercenar të Edi Ramës, vula apostile nuk është dokument absolut.
Në të gjithë botën, në të gjitha gjykatat, prokuroritë e botës, vula apostile është dokumenti më i pakundërshtueshëm.
Por i marrë peng nga Edi Rama, vazhdon të mbrojë Irenën me 3 apo 5 mbiemra, e cila është për të paktën 3 vepra penale.
Së pari, mashtrimi që ka bërë në formularin e dekriminalizimit.
Së dyti, nuk mund të jetë kurrë një gjykatëse një person që ka fshehur dënimin.
Së fundmi, ka hyrë në Gines dhe pasi i ka marrë burrin gruas tjetër, deklaron se kam marrë dhe borxh prej saj. 60 milionë lekë më kanë ardhur prej saj. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Si quhen këto? Shemra? Jo, nuk janë shemra këto.
Pra, ajo deklaron se këto para i mora hua nga gruaja që i mora burrin dhe këta i firmosin si të vërteta.
Një klub i turpshëm, njerëz pa dinjitet, njerëz pa karakter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco