Shqipëria ishte nën pushtetin e zjarreve nga veriu në Jug. Shyqyr që kishte reshje shiu gjatë 24 orëve të fundit dhe ndihmoi shumë në shuarjen e disa vatrave të rëndësishme të zjarreve ne vend.
Që nga data 20 korrik, shqiptarët ishin lënë në mëshirë të fatit nga qeveria e tyre e cila u tregonte degët e pemëve që ti merrnin me fik zjarret që i afroheshin banesave në shumë zona të vendit. Avionët e premtuar ishin thjesht një mashtrim. Edhe satelitët që duhej të identifikonin vatrat shumë herët ishin të fikur, ose thjesht vjedhja e radhës.
Zoti i ndihmoi shqiptarët edhe këtë herë duke sjelle reshjet e shiut.
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar, informoi sot ministria e Mbrojtjes.
Situata paraqitet më e qetë. Flakët në zonat më problematike, si Vlora, Delvina, Dibra, Korça janë neutralizuar. Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, në bashkinë Pustec, është neutralizuar plotësisht, po ashtu edhe zjarret e tjera të mëparshme. Kjo falë natyrës.
Mbeten aktive vatrat në këto zona:
- Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë.
- Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës.
© SYRI.net